AAK-ja shpalos strategjinë zhvillimore për 10 vjetët e ardhshëm

Prishtinë | 02 Dhj 2016 | 15:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur konferencë për medie për të treguar dështimet që ka përjetuar Kosova që nga paslufta, si pasojë, siç tha ai, e mungesës së një strategjie afatgjate.

Ai para medieve paraqiti një planin strategjik afatgjatë 2017-2027 së bashku me ekspertin e ekonomisë Musa Limani.

Ata thanë se kjo strategji ekonomike do t’i hyjë në punë qeverisë së re.

“Kjo lidhet edhe me mandatin e marrjes së një përgjegjësie, nëse jemi ne ata që do të qeverisim mirë, nëse jo atëherë kjo do t’i hynë në punë secilës qeveri që do të vijë. Puna që po bëjmë ne sot i dedikohet Kosovës. Nëse do të ishte Aleanca pjesë e qeverisë do të ishte mirë, por edhe nëse nuk jemi, kjo strategji do i jepet atij që fiton mandatin”, tha Haradinaj.

Kurse Musa Limani tha se zhvillimi ekonomik gjatë këtyre viteve është zhvilluar pa vizion dhe në mënyrë iracionale.

“Me rastin e hartimit të këtij dokumenti do të futet në funksion i gjithë potenciali, apo më mirë thënë ‘truri’ profesional shkencor me të cilin disponon Kosova, e I cili tani gjendet jashtë loje, si dhe tu tregojmë cili disponon Kosova, I cili gjendet jashtë loje. Duhet të tregojmë që Kosova ka potencial dhe kuadro të mira për zhvillim ekonomik. Nuk duhet parë nga ajo që është bërë deri më tani sepse deri më tani zhvillimi ekonomik është zhvilluar pa vizion”, tha Limani

Fillimi për mundësi të një qeverisje të re, do të jetë në vitin 2018, ku edhe parashihet të mbahen zgjedhjet e rregullta nacionale.

Porse nuk përjashtohen edhe ato të jashtëzakonshme.

Të ngjashme