AAK : Sjellja e Qeverisë për demarkacionin e rrezikshme

Prishtinë | 20 Shk 2017 | 16:09 | Nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj Qeverisë për çështjen e demarkacionit, duke thënë se krerët e shtetit po bëjnë eksperimente me demarkacionin. Sipas tyre  edhe pse demarkacioni ka problem serioze  dhe është në dëm të Kosovës, krerët e shtetit nuk po lënë gurë pa lëvizur që ta tejkalojnë pikërisht këtë version.

Në AAK, shprehen se  Qeveria ka dështuar ta kalojë këtë marrëveshje tash e një vit e gjysmë, dhe kjo nuk është bërë vetëm për shkak të Opozitës, por edhe të mosbindjes së një grupi, jo të vogël, të deputetëve shumicës parlamentare.

Më tutje në komunikatë thuhet se përpjekjet që ta riciklohet një marrëveshje, e cila “defacto” ka dështuar, më tepër janë sjellje të një pushteti autoritar.

“Zbulimi i fundit i Kryeministrit që të krijojë Komision për matjen e territorit, është i padëgjuar dhe krejtësisht i papranueshëm, prandaj përshëndesim tërheqjen e disa anëtarëve të tij dhe inkurajojmë edhe anëtarët tjerë që ta braktisin këtë Komision artificial”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Demarkacioni shënohet në kufi e jo në brendi të territorit.

AAK  thotë se mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj, se marrëveshja aktuale e demarkacionit duhet të rinegociohet dhe të miratohet një tjetër marrëveshje, e cila nuk dëmton territorin e asnjërit shtet dhe nuk lë probleme të hapura me Malin e Zi!

Qeveria duhet të llogaris se do të përballet më një kundërshtim të fuqishëm politik e qytetar!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme