AAK uron për fillimin e fushatës

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 00:26 | Nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) uron qytetarët e Kosovës, pavarësisht përkatësisë politike, për fillimin e fushatës për Zgjedhjet Nacionale të 11 qershorit.

“Të gjithë simpatizantëve, përkrahësve, aktivistëve dhe strukturave tona, por edhe të partive të tjera iu bëjmë thirrje që të zhvillojnë një fushatë të drejt dhe të ndershme dhe në përputhje me normat e përcaktuara si dhe rregullat zgjedhore”, thuhet në një komunikatë të AAK-së, të dërguar pas mesnatës, kur zyrtarisht ka filluar fushata 10-ditore.

“Jemi te bindur se kjo periudhë 10 ditore e fushatës zgjedhore, do të na shërbej si fazë që partitë politike, kandidatët për deputetë, simpatizantët dhe anëtarësia e gjerë, ta zhvillojnë një përballje mes programeve, fakteve dhe argumenteve që kanë, gjithmonë duke e respektuar kundërshtarin politik dhe duke e trajtuar atë me dinjitet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme