AAK vizitë KOSTT-it: Qytetarët mos të pësojnë nga kriza energjetike, t’u sigurohet furnizim pa rritje të çmimit

Prishtinë | 27 Kor 2022 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në kuadër të vizitave që po i bëjnë institucioneve që mirren me energji, të mërkurën kanë vizituar KOSTT-in.

Deputetët Pal Lekaj dhe Shemsedin Dreshaj, me drejtuesit e KOSTT biseduan rreth implementimit të marrëveshjes për energji, me ç’rast u bë e ditur se pala serbe po heziton ta implementojë marrëveshjen për shkak të termit “Republika e Kosovës”.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se me kohë kanë paralajmëruar qeverinë për krizën me energji, por sipas tij kjo gjendje është neglizhuar. Ndër të tjera, Lekaj tha se grupi parlamentar i AAK-së do do ta jep kontributin në Kuvendin e Kosovës, që qytetarët mos të pësojnë nga kjo gjendje por t’i sigurohet furnizim me energji pa rritje të çmimit aktual.

“Shqetësimi i tyre mbetet mbulimi i mëtejshëm i shpenzimit të rrymës në pjesën veriore, ku vetëm gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti janë 32 milionë euro barrë për pagesë. Sipas tyre, me kapacitetet ekzistuese do të jetë e papërballueshme të plotësohet konsumi i energjisë gjatë sezonit dimëror. Si grup parlamentar, me kohë patëm paralajmëruar Qeverinë për krizën energjetike, por fatkeqësisht kjo gjendje është neglizhuar. Ne, do ta japim kontributin tonë që qytetarët mos të pësojnë nga kjo gjendje por t’i sigurohet furnizim me energji pa rritje të çmimit aktual”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Të ngjashme