AAK: Votimi pro demarkacionit, tragjedi për Kosovën

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 13:12 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy liderët e partive opozitare, Ramush Haradinaj AAK-ja dhe Fatmir Limaj i NISMA-ma për Kosovën, mbajtën një konferencë ku u bënë  thirrje deputetëve që mos ta votojnë planin për demarkacion me Malin e Zi sepse është një tragjedi për vendin tonë.

“Qeveria e kanë procedu në Parlament, ky projektligj është gjet gabim dhe është kundërshtu nga opozita dhe nga ekspert, por për habinë e të gjithëve po vazhdon insistimi i Qeverisë. Qeveria po bën gabim dhe, sipas meje është mirë që Parlamenti me kundërshtu. Propozoj të rrezohet ky ligj dhe, nëse do të jetë votimi pro, do të jetë një tragjedi për Kosovën. U bëj thirrje deputetëve mos me votu”, është shprehur Haradinaj.

Ndërsa Lideri I NISMA-ma i kërkoi Qeverisë ta rishikoi edhe një herë planin për demarkacion dhe të mos ngutet më procedim të tij, që të jepet mundësia që të rishikohen të gjitha ato pjesë kontestuese.

“Për këta muaj, Qeveria ka tregu mungesë të vullnetit dhe dëshirës për të ndërtuar një konsensus politik. Qeveria nuk beri asnjë hap, vazhdoi me këmbëngulje procedimin e këtij ligji. E shfrytëzojmë rastin që t’u bëjmë thirrje që Qeveria ta tërheqë dhe të jepet mundësia që të rishikohen të gjitha ato pjesë kontestuese”, ka thënë Limaj.

Të pyetur nëse do ta përkrahin Vetëvendosjen në veprimet e tyre protestuese, të dy liderët partiak janë shprehur kundër.

Të ngjashme