AAK: Votoni për të ardhmen tuaj

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 18:16 | Nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përgëzuar qytetarët e vendit për një proces të qetë, demokratik dhe mbi të gjitha, të civilizuar.

AAK vlerëson lartë punën e institucioneve të vendit në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor.

“Secila votë e ka vlerën dhe peshën e vet 4 vjeçare, andaj ju bëjmë thirrje qytetarëve në të gjitha komunat në të cilat votohet sot, që të shfrytëzojnë orën e mbetur, për ta ushtruar të drejtën e tyre dhe të votojnë për të ardhmen e tyre”, thuhet në kounikatën e AAK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme