Lekaj: Zgjedhjet do mbahen më 11 qershor, shihemi në fitore!

Prishtinë | 11 Maj 2017 | 11:18 | Nga

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të jetë më 11 qershor dhe se AAK do ta sjellë ndryshimin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se mbesin të palëkundur që Kosovës t’i japin frymën e ndryshimit të vërtetë.

“Këto zgjedhje janë shansi kryesor nëse vendi ynë do të shkojë sigurt përpara, apo do të vazhdojmë të ngecim me qeveri të dobëta çfarë e shkarkojë Kuvendi i Kosovës”, ka shkruar Lekaj.

“Qytetarë të Kosovës. Sot është mbajtur takimi konsultativ i spektrit politik me ‘presidentin’ për t’u caktuar data e zgjedhjeve të parakohshme, pas shkarkimit të Qeverisë së Kosovës nga Parlamenti. Data kur do të mbahen këto zgjedhje është 11 qershor 2017. Ne mbesim të palëkundur që Kosovës t’i japim frymën e ndryshimit të vërtetë. Urime për datën e zgjedhjeve. Shihemi në fitore”, ka shkruar Lekaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme