Abazi i quan ‘’rrena të dekadës’’, deklarimet e Hotit se mini-schengeni ishte kërkesë e Trump

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi e ka quajtur të pavërtetë deklarimin e kryeministrit Avdullah Hoti se mini-schengeni është pranuar vetëm pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hoti sot në një konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë, tha se ai ka qenë kundër hyrjes së Kosovës në mini-schengenin Ballkanik, por kishte hequr dorë vetëm pas kërkesës nga ana e palës amerikane, e cila ishte ndërmjetëse në takimin në Shtëpinë e Bardhë me palën serbe.

Kjo ka nxitur reagimin e Haki Abazit, i cili një gjë të tillë e ka quajtur ”rrenë”.

”Mini-Shëngenin e paska kërkuar Trump- rrena e dekadës”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme