Abazi: Kushtetuesja mbrëmë vonë tinëzisht shembi rendin kushtetues

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se vendimi i mbrëmshëm i Gjykatës Kushtetuese që I dha të drejtë Presidentit Hashim Thaçi është precedent më i rrezikshëm që mund të lejojë një vend demokratik.

“Gjykata Kushtetuese mbrëmë në mënyrë tinëzare, në mbrëmje vonë ka shembur rendin kushtetues, duke përkrahur shembjen e rendit demokratik dhe vullnetin qytetarë”, është shprehur Abazi.

“Argumentimi dhe arsyetimi i vendimit është politik dhe antidemokratik dhe asnjëherë ligjor e kushtetues. Keqardhje që Gjykata Kushtetuese bëhet amplifikatori i së keqes dhe i jep krah kapjes së shtetit”.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme