Abazi: Në këtë kohë mund të këtë vetëm ushtrues detyre dhe assesi okupime partiake

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Haki Abazi nga Vetëvendosje ka reaguar pasi që kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Hardinaj dhe presidenti Hashim Thaçi emëruan shefin e ri të AKI-së, dhe Inspektorin e Përgjithshëm.

Abazi ka shkruar në Facebook se vendimet e kryeministrit të dorëhequr janë qëllimkëqija dhe me prapavijë, njëjtë siç ishte edhe dekorimi i ish-drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhunit.

Këto vendime, sipas Abazit kanë për qëllim vazhdimin e kapjes së shtetit me militiant partiak.

Postimi i plotë:

“Vendimet në këtë kohë të kryeministrit të vetdorëhequr, për pozitat në AKI janë qellimkëqija dhe me prapavijë, njejtë sikur se edhe dekorimi i ish drejtorit të AKI-s. Këto vendime gjithashtu kanë për qëllim vazhdimin e kapjes së shtetit me militant partiak. Në këtë kohë mund të këtë vetëm ushtrues detyre dhe asesi okupime partiake sidomos ne vendet dhe pozitat me ndjeshmëri të lartë”.

Të ngjashme