Abazi: Qeveria Hoti është qeveri e kontrabandës e ilegales

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 13:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi e ka quajtur qeveri ilegale dhe kontrabanduese Qeverinë e re të drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së.

Në një deklaratë pas mbledhjes (të fundit) të Qeverisë Kurti, Abazi ka thënë se LDK-ja ka bërë mashtrime, ndërsa PDK-ja sipas tij fshihet prapa për ta mbajtur sistemin e kapur me bordet me keqpërdorimin e resurseve dhe buxhetit të shtetit, raporton Ekonomia Online.

 “Mbajtëm takimin e qeverisë edhe gjithçka ka shkuar në rregull. Tash po presim të shohim se çfarë po bëjnë këta kontrabanduesit e qeverisë ilegale. Është vendimi i Gjykatës Kushtetuese është ilegal antikushtetues. Çdo veprim prej ditës së 6 tetorit që ka bërë LDK e ka bërë në mashtrim, ndërsa PDK-ja fshihet prapa për ta mbajtur sistemin e kapur me bordet me keqpërdorimin e resurseve dhe buxhetit të shtetit. Ne do jemi me qytetarin”, ka thënë ai.

Të ngjashme