Abazi: Takimi në Washington duhet të dështojë, Hoti s’ka legjitimitet të jetë përfaqësues në këto bisedime

Prishtinë | 23 Gus 2020 | 09:17 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se takimi i paraparë  të mbahet në fillim të shtatorit në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të dështojë, sikurse ai qershorit.

Ish- zëvendëskryeministri Abazi në një intervistë për Ekonomia Online, ka përmendur disa arsye pse, ky takim duhet të mos mbahet.

Fushata elektorale, paqartësia e temave si dhe moslegjitimiteti që sipas tij, ka kryeministri Hoti për të negociuar në këto bisedime janë arsyet që ky takim nuk duhet të ndodhë.

“Ashtu siç ka dështuar takimi i qershorit, duhet të dështojë edhe ky i shtatorit, sepse janë disa  tregues të cilët e bëjnë të domosdoshëm mosmbajtjen e takimit në Washington. Është fushata elektorale dhe gjuha ndërmjet kandidatëve dhe dy kampeve republikane dhe demokrate. Në asnjë formë ne nuk do duhej të bëhemi material elektoral. Nuk është duke u bërë dialog me ndërmjetësimin e Amerikës, është duke u bërë dialog e tentim më nënshkruar një marrëveshje për të cilën realisht nuk ka elemente se për çfarë po bëhet fjalë, ku mungon transparenca plotësisht, me një grup të njerëzve që kanë treguar interesim për të qenë fytyrat e  një procesi të një marrëveshje e cila nuk  garanton njohjen e pesë vendeve të BE-së dhe votën e Rusisë për anëtarësim në OKB”, ka thënë Abazi

Ndryshe takimi i paraparë të mbahet në fillim të shatorit, është  përfolur se do të jetë një takim ku do të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim po ashtu është përmendur mundësia që i pranishëm të jetë dhe vet presidenti i Amerikës Trump

Por, për Abazin këtu kemi të bëjmë me një dialog paralel, ku temë do të jetë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, si dhe resurset shtetërore siç janë Trepça dhe Ujmani.

“Sa më shumë që i ofrohemi kësaj date vërehet  që kemi të bëjmë me një dialog paralel, do  të vihet në pyetje  Asociacioni,  të jetë një element që hapë shumë drejtime për dialogun,  e në fund sikur në çdo konflikt tjetër të ngrirë flitet për resurse ekonomike siç janë Trepça dhe Ujmani. Krejt kjo e bënë  në mënyrë të fragmentuar bisedën në Washnigton dhe dialogun në Bruksel. Ky kryeministër që nuk ka legjitimitet fare nuk mund të jetë përfaqësues në këto bisedime”, është shprehur Abazi.

Abazi ka thënë se ata janë për një dialog mes dy shteteve të barabarta dhe me agjendë të qartë për përfundimin e këtij procesi.

Sipas tij, kritikat ndaj administratës Trump nuk janë shprehje e mosbesimit ndaj SHBA-së, edhe pse administratën Trump e vlerëson se më të pazakonshmen në Amerikë, por thotë se ata duanë qartësi të plotë të procesit.

“Nuk është mosbesim ndaj SHBA-së , por kërkesë për të pasur qartësi të plotë ku po shkon proces në BE  dhe në Washnigton,  dhe se kemi kërkuar që këto dyja të bëhen bashkë në një vijë të plotë në interes të vendit”,është shprehur Abazi.

Ai ka folur edhe për dialogun  e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, që sipas tij, nuk ka qenë i shtruar në mënyrë të drejtë. Sipas Abazit në këtë proces Kosova nuk është trajtuar e barabartë dhe  më shumë është folur për temat e brendshme të Kosovës.

Për anëtarin e Vetëvendosjes nuk mund të shmangen temat si dëmet e luftës, fatin e të pagjeturve në këtë proces dialogu.

“Dialogu  duhet të bëhet mes dy shteteve të barabarta i përgatitur mirë, që nuk është shtruar në këtë formë as nga BE. Nuk duhet të ketë qëndrim neutral të BE-së karshi Kosovës”.

Abazi po ashtu ka thënë se Kosovës i duhet diplomaci aktive në qendrat e BE-së që punojnë në të mirë të Kosovës në këtë proces, e jo të lobohet për ndarje të Kosovës.

Ndryshe takimi në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte planifikuar të mbahet më 2 shtator, por i cili me gjasë do të shtyhet për dy ditë, më 4 shtator./e

Të ngjashme