Abazi takon ambasadoren e Francës

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Haki Abazi, priti sot në takim Ambasadoren e Republikës së Francës, Marie Christine Butel.

Në këtë takim, Ambasadorja Butel e uroi Zëvendëskryeministrin Abazi për marrjen e detyrës. Ajo theksoi mbështetjen e Republikës së Francës ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushat që preokupojnë të dyja palët.

Zëvendëskryeministri Abazi, shprehu gjithashtu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellim të bashkëpunimit me theks të veçantë në ruajtjen e mjedisit, ujërat si dhe investimet në energji alternative.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme