Abazi: Veseli paska thënë se VV-ja ka frikë nga zgjedhjet, pasi ka parë se në sondazhe PDK-ja vazhdon rënien

Prishtinë | 05 Jan 2019 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Boiken Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili tha se Vetëvendosja e LDK-ja, kanë frikë nga zgjedhjet.

Sipas Abazit, Veseli e ka thënë këtë pasi e ka parë se në sondazhe, PDK-ja ka rënë në vendin e tretë dhe vazhdon rënien.

“Kadri Veseli paska thënë sot se LV ka frikë nga zgjedhjet, pasi ka parë se në sondazhe PDK ka kaluar në vendin e tretë dhe vazhdon rënien, ndërsa LV vetëm rritet drejt vendit të parë. Veseli, si Thaçi, është gënjeshtra e madhe ndaj popullit. Por populli thotë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, siç del edhe nga sondazhet”, ka shkruar Abazi.

Veseli kur foli për kërkesën e partive opozitare për zgjedhje, tha se ato kanë frikë.

“Vetëvendosje, e në mënyrë të veçantë LDK, nuk po bëjnë gjë tjetër pos aspektit deklarativ. Realisht, kanë frikë nga zgjedhjet”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme