Abazoviq thotë se demarkacioni me Kosovën është punë e kryer

Prishtinë | 10 Maj 2022 | 21:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë që çështja e Demarkacionit të kufirit me Kosovën ka marrë fund.

Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi para dy javëve.

Ai para se të zgjidhej kishte thënë se çdo çështje është e hapur në diskutimet me Kosovën, por tani ka thënë se ajo temë është mbyllur në momentin kur është nënshkruar.

“Në këtë moment nuk e shoh atë mundësi, as dikush në Mal të Zi atë nuk e trajton si problem. Për Mal të Zi, ajo është çështje e mbyllur në momentin kur është nënshkruar”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Të ngjashme