Abazoviq thotë se Gjukanoviq po i mbron rrjetet kriminale brenda Malit të Zi

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq akuzoi presidentin malazez Milo Gjukanoviq për “mbrojtje të rrjeteve kriminale brenda vendit” pasi qeveria e tij bëri një numër rekord arrestimesh.

Kështu ka thënë Abazoviq në një intervistë për “Ëashington Examiner”.

“Presidenti Gjukanoviq është në krye të kësaj,” tha ai duke e akuzuar atë për nxitjen e ndarjeve fetare dhe etnike që çuan në rënien e qeverisë së tij në gusht.

Ai i bëri thirrje presidentit amerikan, Joe Biden, të ndihmojë në përshpejtimin e hyrjes së Malit të Zi në Bashkimin Evropian, duke argumentuar se një bllok më i madh evropian mund t’i rezistojë më mirë Rusisë.

Abazoviq tha se mbështetja më e madhe amerikane në luftën e Malit të Zi kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë sanksionet e synuara, do të “ulte temperaturën” midis shteteve të ndara të Ballkanit Perëndimor dhe do t’i drejtonte interesat e tyre drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Të ngjashme