Abbott pas takimit me Osmanin: Do të vazhdojmë mbështetjen për Kosovën

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 14:33 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nikolas Abbott, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit kryeparlamentarja Vjosa Osmani në një prononcim për media, e falënderoi ambasadorin e Britanisë Abott për punën e palodhshme që të ndihmojë  në relacionet ndërmjet Kosovës dhe shtetit që ai përfaqëson të shkojnë duke u zhvilluar dhe thelluar edhe më tej.

“Biseduam për bashkëpunimin ndërparlamentar të parlamentit të Kosovës dhe Mbretërisë se Bashkuar Biseduam për çështje konkrete. Mbretëria e Bashkuar ka ndihmuar shume institucionet në mënyrë që të sigurojnë ketë pavarsi. Ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë”, tha ajo.

Ambsadori i Britanisë, Nikolas Abbott, tha se do të vazhdojnë mbështetjen për Kosovën.

“Unë jam shumë i lumtur, është  kënaqësi për mua. Ne do ta mbështesim gjithmonë Kuvendet  e Kosovës”.

“Është institucion i rëndësishëm për ju e për ne. Ne do të kemi bashkëpunim ne të ardhmen se bashku”.

Të ngjashme