Abbott: Qeveria e re të tregojë guxim në implementimin e dëshirave të votuesve

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar qeverinë e re të kryeministrit Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Abbott tha se është një rrugë e rëndë përpara për administratën e re, dhe se duhet të adresohen çështje urgjente, duke përfshirë buxhetin shtetëror për vitin 2020, vendimet e bllokuara administrative dhe sundimin e ligjit.

“Me 6 tetor, kosovarët votuan për ndryshim. Qeveria e re duhet të tregojë guxim dhe kreativitet në implementimin e dëshirave të votuesve dhe shpresave të gjithë kosovarëve”, deklaroi Abbott.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme