Abbott takon Abdixhikun, dëgjon planet e tij për të ardhmen e LDK-së

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, kafen e mëngjesit të mërkurën e ka pirë së bashku me kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Abbott tha se diskutuan për planet e Abdixhikut, për të ardhmen e LDK-së dhe për rolin krontruktiv të opozitës që presin ta kenë.

“Unë i ofrova Lumirit urimet e mia gjatë kafes këtë mëngjes dhe dëgjova për planet e tij për të ardhmen e LDK-së dhe rolin konstruktiv të opozitës që ata presin të luajnë”, shkroi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme