Abbotti mirëpret emërimin e Gashit në krye të AKA-së: Shenjë pozitive që dërgon Qeveria për depolitizim

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka reaguar pasi Qeveria emërimin e shefit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, Naim Gashit. Abbott thotë se ky emërim është shenjë pozitive e dhënë nga Qeveria për depolitizim

Abbott shkruan se më parë, Britania e Madhe përmes një projekti e ka përkrahur emërimin e shefit të AKA’së, por kjo s’kishte përfunduar.

“Mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për emërimin e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Akreditimit. Rekrutimi për këtë pozitë ishte mbështetur nga Projekti ynë i Rekrutimit në vitin 2018; por që atëherë, kishte mbetur i papërmbyllur me emërim”, ka shkruar Abbott.

Tash, ambasadori britanik është i kënaqur me vendimin e Qeverisë së re e thotë se është respektuar parimi i meritokracisë.

“Emërimi i sotëm është shenjë pozitive që dërgon Qeveria për depolitizim dhe respektim të parimit të meritokacisë në emërime të larta. Kosova përparon vetëm me transparencë, meritokaci, qeverisje të mirë dhe llogaridhënje. Mbretëria e Bashkuar është e lumtur t’ju ndihmojë në këtë rrugëtim”, thuhet në shkrimin e ambasadorit.

Të ngjashme