Abdixhiku: Agresoni i Serbisë po rritet, ne po heshtim

Prishtinë | 14 Jan 2017 | 14:21 | Nga

Analisti, Lumir Abdixhiku ka shkruar në rrjetin social se agresioni serb është duke u rritur, e Kosova është duke heshtur.

Ai ka thënë se heshtja po i jep Serbisë zemër.

Ky është postimi i plotë i Abdixhiku:

Një herë muri,

Më pas fletarresti,

Tash edhe treni.

Agresoni i Serbisë po rritet. E ne ende heshtim e presim, e lusim BE-në. Heshtja inkurajon Serbinë. Heshtja i jep zemër Serbisë. Me heshtje tregojmë se s’ka zot shtëpie këndej – se s’ka shtet. Duke parë dobësitë tona, Serbia s’ka për t’u ndalë kurrë.

Ne mund të mos kontrollojmë gjithë veriun, por kontrollojmë gjithë pjesët tjera të vendit tonë. Kosova mund të bllokojë secilin mall tjetër që vjen këndej. Kosova mund t’i shkaktojë humbje milionëshe në ditë Serbisë.

Po e përsëris, Kosova duhet t’i vendosë SANKSIONE Serbisë. Kaq duhet për fillim. Kaq muskuj mund të tregojmë.

Përndryshe, ky tren mund të nisej edhe për Kroaci. Do të nisej por s’do kthehej kurrë nga atje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme