Abdixhiku bashkë me Hazirin i shkojnë në takim kryeministrit Kurti

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 11:06 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokartike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku i shoqëruar edhe nga  nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haizi, janë takuar me kreun e Qeverisë Albin Kurtin, raporton Ekonomia Online.

Kurti dje ka pritur në takim kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Pas takimit, Haradinaj tha se folën për dialogun me Serbinë.

Ndërkohë, në takim me Kurtin s’do të marrë pjesë kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një statusi në Facebook, ku ka shkruar se i ka dërguar një letër Kurtit për t’i treguar se nuk do të shkojë në takim.

Të ngjashme