Doarsa Kica Xhelili i është bashkuar Lidhjes Demokratike e Kosovës

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Doarsa Kica Xhelili i është bashkuar Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK).

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, kishte folur për të në Pressing ditë më parë.

“Deputetja Doarsa Kica Xhelili është njëra ndër deputetet më aktive në Kuvendin e Kosovës. Është profesionale e përgatitur që shtyn interesa shoqërore të gjitha niveleve. Do të ishte nder për secilën parti që ta ketë në radhët e veta një deputete si ajo”, ka thënë ai.

E sot ajo i është bashkuar partisë opozitare. 

Të ngjashme