Abdixhiku: E kam ftuar Qëndronin në LDK, por refuzoi për bindje ideologjike

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 22:17 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se e ka ftuar kandidatin e PSD-së, Qëndron Kastratin që të garojë për LDK-në për të parin e Kamenicës.

Abdixhiku në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se e ka ftuar Kastratin që të jetë pjesë e LDK-së, por ai ka refuzuar për shkak të dallimeve ideologjike që kanë.

“Unë e kam ftuar Qëndronin të garojë me LDK-në e kam ftuar të jetë pjesë e LDK-së, përgjigja ka qenë që kemi dallime ideologjike, ju jeni të djathtë, unë nuk kam bindje të djathta, mua më ka pëlqyer shumë si përgjigje, dhe e kam respektuar pikërisht për përgjigjen që e ka dhënë”, tha Abdixhiku.

I pari i LDK-së tha se Kastrati ka qenë i guximshëm sa i përket reformës në arsim.

“Besoj që ka qenë i guxshëm për reformën në arsim, të gjithë kyetarët tanë të komunave mendojnë si Qëndroni për reformën në arsim”.

Të ngjashme