Abdixhiku i kërkon Danimarkës ta mbështes Kosovën për anëtarësim në NATO dhe BE

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka kërkuar Danimarkës, ta mbështes Kosovën në proceset e saj integruese, liberalizimin e vizave, anëtarësim në NATO, BE dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Ai priti në takim ministrin e Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës, Nick Hækkerup, me të cilin ndër të tjerash kanë folur për marrëveshjen ndërkombëtare dypalëshe për dhënien në shfrytëzim të qelive të burgut të Gjilanit për të burgosurit danezë.

Postimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës, Z. Nick Hækkerup.

Kryetari Abdixhiku u njoftua në lidhje me marrëveshjen ndërkombëtare dypalëshe për dhënien në shfrytëzim të qelive të burgut të Gjilanit për të burgosurit nga Mbretëria e Danimarkës, e cila pritet të vijë në Kuvend.

Ndërsa kryetari Abdixhiku e falënderoi Ministrin Hækkerup për vizitën në LDK, e sikur edhe në takimet tjera me miq ndërkombëtar, kërkoi edhe prej Danimarkës ta mbështesë Kosovën në proceset e saj integruese, liberalizimin e vizave, anëtarësim në NATO, BE dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Palët u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin e që mbështetja ndaj Kosovës të vazhdojë edhe në të ardhmen.

May be an image of 7 people, people standing, people sitting and indoor

Të ngjashme