Abdixhiku jep urdhër për anulimin e tenderit 110 milionë € për autostradën e Gjilanit

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 11:26 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën ka bërë të ditur se ka kërkuar anulimin e tenderit prej 110 milionë euro me titull “Ndërtimi i Autoudhës A7.1 Kryqëzimi në disnivel A6  A7.1(Banullë)-Dheu i Bardhë, pjesa Udhëkryqi Bresallc-Dheu i Bardhë, raporton Ekonomia Online.

Ky tender që u hap në kohën sa Pal Lekaj ishte ministër në detyrë, sipas Abdixhikut nuk figuron në planin buxhetor për vitin 2019-të të ministrisë së Infrastrukturës, ndërkohe buxheti për vitin 2020-të akoma nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga organet përgjegjëse t’i shikojnë procedurat për anulimin e këtij tenderi.

“MIT në mandatin e qeverisë se kaluar ka shpallë tender në vlerës prej 110 mln euro. Në ketë kohë të shpalljes së tenderëve vendi nuk ka pas qeveri të re dhe as buxhet të miratuar. Unë jam vënë në dijeni të dy opinioneve rreth këtij tenderi. Pa alokim të mjeteve dhe ndarje buxhetore nuk mund të shpallen thirrje dhe një qeveri në ikje pa buxhet të aprovuar prandaj bazuar mbi dokumentet sot kam kërkuar nga organet përgjegjëse të ministrisë të shikojnë procedurat për anulimin e tenderit në fjalë”, tha ai.

Abdixhiku tha se ky projekt do të jetë prioritet i qeverisë, por i cili do të nisë vetëm pasi të jetë miratuar buxheti ëpr vitin 2020.

“Projekti në fjalë do të jetë prioritet i qeverisë dhe thirrja për tenderim mund të ndodhë vetëm pasi të jetë miratuar buxheti. Futja e shtetit në detyrime buxhetore është akt joligjor dhe ne nuk jemi të interesuar të shkelim ligjin dhe nga sot kam inicuar procedurat për anulimin e tenderit” tha Abdixhiku.

“Ne do t’i ndjekim të gjitha procedurat ligjore dhe kam marr masat në këtë drejtim dhe Ministria të mos prodhojë shkelje ligjore dhe nuk guxojmë të fusim shtetin në obligime financiare pa pas buxhet të aprovuar”, tha ai.

Ministri Abdixhiku ka shpalosur edhe programin qeverisës përkitazi me këtë resor ku ka treguar disa nga projektet që do të ëprfndojnë në mandatin e tij.

“Në programin qeverisës pika e parë është rishikimi i dinamikë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, në drejtim Prishtinë-Podujevë, lidhja Skenderaj-Komoran. Në qoftë se është problemi kjo ide të anulohet por duhet t’i dëgjojë dyja palët para se të marrim një vendim, për lagjen në liqenin e Badocit.

Abdixhiku tregoi se ka gjetur inspektoratin pa vetura teksa në kabinetin e tij tha se ishin 7 vetura.

Ai bëri të ditur se asnjë zyrtar me aktakuzë nuk do të jetë në poste të larta drejtuese.

“Për mu është absurde se si ministria nxjerr rregullore qe përjashton rregulloren e qeverisë. Nuk e di për gjendjen e veturave dhe se kush i shfrytëzon sepse dje inspektorati kishte mungesë të veturave dhe kabineti im kishte 7 vetura dhe dje kërkova që t’i jepen inspektoratit. Asnjë zyrtar me aktakuzë nuk mund të shërbejë në poste të larta, tha ai.

Të ngjashme