Abdixhiku kafen e mëngjesit e piu me Ramën

Prishtinë | 20 Qer 2022 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku këtë mëngjes është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Abdixhiku me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur cdo temë, njofton Klankosova.tv.

“Kafen e mëngjesit e pimë bashkë në Prishtinë; afër Sheshit Skenderbeu. Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, në këto momente është duke u mbajtur mbledhja e dy qeverive.

Të ngjashme