Abdixhiku: Kam marrë mesazh privat nga Vjosa Osmani

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 21:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka treguar nëse është uruar nga ish-nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani. Në Pressing, Abdixhiku sqaroi se Osmani e uroi atë privatisht.

“Kam marrë mesazhe urimi prej spektrit vendor dhe ndërkombëtar. Kam marrë mesazh urimi nga ushtruesja e detyrës së presidentit, zonja Osmani”, tha Abdixhiku.

I pyetur nëse mori “mesazh privat” urimi nga Osmani, Abdixhiku u përgjigj me “po”.

“Kam marrë mesazh publik nga kryetari i VV’së z.Kurti, kam marrë mesazh privat prej kryetarit të AAK’së, kam marrë telefonatë të drejtpërdrejt prej z.Basha në Shqipëri”, shtoi Abdixhiku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme