Abdixhiku: Kjo epope është rikujtim për të gjithë, sidomos për ne politikanët

Prishtinë | 06 Mar 2022 | 11:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me anëtarë të Kryesisë dhe anëtarë të tjerë të partisë, kanë bërë homazhe te varrezat e Familjes Jashari në Prekaz.

Abdixhiku tha se se sot në 24-vjetorin e Epopesë së UÇK-së shënohen tri data të rëndësishme të historisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Datat 5, 6 dhe 7 mars janë data të gravuara në themelet e lirisë dhe shtetit tonë. 24 vite më parë Drenica, Prekazi, familja Jashari u rrethuan nga forcat serbe. Ata mbrojtën pragun e shtëpisë së tyre dhe kështu mbrojtën dhe përpjekjen tonë kolektive për liri dhe çlirim. Dhanë një kushtrim të ri ngritjes sonë së përbashkët për çlirimin e madh”.

“Sot 24 vite më pas ne e nderojmë familjen Jashari, komandantin legjendar Adem Jashari, të gjithë të rënët, burrat, gratë, fëmijët e kësaj familje si një shenjë e jashtëzakonshme, si një shenjë e sakrificës sublime në altarin e lirisë”.

“Kjo datë, kjo ditë, kjo epope është rikujtim për të gjithë ne. Sidomos për nevs në skenën politike se sa e shenjtë është përpjekja jonë për shtet, për atdhe e për liri. Prandaj e kemi një obligim moral që të vazhdojmë rrugën e nisur e shtruar nga ta”, tha Abdixhiku.

Të ngjashme