Abdixhiku: Kryesia mbështet diskutimet me Vjosa Osmanin, na duhet president Kushtetues

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 16:21 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kryesia e re ka mbështetur propozimin e tij, që kjo parti të vazhdojë diskutimet me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin, raporton Ekonomia Online.

Ai pas mbedhjes me Kryesinë e re, tha se takimi me Osmanin pritet të mbahet gjatë javës.

“Sot kemi zgjedhur kryesinë e LDK-së me përbërje 33 anëtarëshe, nënkryetarët Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Anton Qunit, Shqipe Mjekiqi dhe sekretarit Imri Ahmeti”.

”Kryesia e LDK-së ka mbështetur iniciativën e propozuar në takimin e djeshëm, që LDK të vazhdojë diskutimet dhe bisedat vetëm me Vjosa Osmanin si pretendente për kandidate për presidente, besoj që gjatë javës Osmani të caktojë datën e takimit dhe kohën e takimit”.

Poashtu ai ka njoftuar se Arben Gashi do të jetë Shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, ndërsa Kujtim Shala do të jetë nënkryetar i Kuvendit.

Abdixhiku ka thënë se ata do të jenë opozitë, por ka përseritur se janë që të shmangen zgjedhjet e reja.

I pyetur nëse do të propozojnë emër për President, kreu i LDK-së është shprehur se për gjitha detajet do të diskutohet në takim, por ka thënë se s’duan president një partiak.

“Na duhet president që i përfaqëson të gjitha partitë politike dhe jo vetëm një parti. Na duhet një president Kushtetues. Të gjitha detajet do t’i shpalosim kurdo që do të ndodh takimi. Ajo çfarë po themi vazhdimisht është që jemi të interesuar ti shmangim krizat”, tha ai.

Të ngjashme