Abdixhiku: LDK e sheh të papranueshme mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se e konsiderojnë të pa pranueshme mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ai tutje ka deklaraur se Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës janë të qarta sa i përket kësaj çështje dhe thekson se LDK-ja pret dhe mbështet respektimin e normave të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në plotëni.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh të papranueshëm mbajtjen e çfardo referendumi të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe praktikat ndërkombëtare, janë të qarta në këtë drejtim. Prandaj ne presim dhe mbështesim respektimin e këtyre normave në plotni”, ka shkruar Abdixhiku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme