Abdixhiku: LDK-ja ka qëndrim të njëjtë, nuk e votojmë buxhetin

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 10:36 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se qëndrimi i partisë është i njëjtë, nuk do ta votojnë buxhetin, raporton Ekonomia Online.

“Qëndrimi i LDK-s nuk ka ndryshua qysh prej ditës së parë të leximit të parë. Nuk do ta votojmë buxhetin si opozitë kemi dhënë qëndrimin tonë tash e sa dit dhe jemi konsistencë dhe nuk e mbështesim një buxhet që bën më tepër adresime të interesave partiake. Është buxhet social dhe nuk është zhvillimor. 1.5 milion euro të buxhetit të Kosovës shkon për blerje të paqes sociale”, u shpreh Abdixhiku.

Sipas tij, më një shpërndarje të tillë të buxhetit, nuk ka hapësirë për shëndetësi dhe investime kapitale.

“Me një shpërndarje të tillë nuk do ketë vende as për shëndetësi as investime kapitale. Ne sot kemi dalë më deklaratë sa i përket ligjit të pagave. Një tendencë e tillë ka shkaktua më shumë interesime partiake. Nuk janë adresuar nevojat e institucioneve përkatëse”, shtoi Abdixhiku, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, për ndërprerjen e grevës, Abdixhiku tha se greva është bërë më urdhëra të Veselit dhe është ndërprerë me urdhër të tij.

?DREJTPËRDREJT – Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin, Projektligji për Paga, Projektligji për zyrtarët publikë etj

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, February 2, 2019
EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Deklarimet në hollin e Kuvendit

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, February 2, 2019

Të ngjashme