Abdixhiku: LDK-ja synon shmangien e zgjedhjeve të reja dhe formimin e institucioneve demokratike

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 12:53 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo parti do të vendos të shtunën nëse do të përkrahin Vjosa Osmanin për presidente, raporton Ekonoimia Online.

Ai tha se po ashtu në takimin e së premtes me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin do të diskutohet.

Abdixhiku tha se LDK-ja është e interesuar të shmangen zgjedhjet e reja dhe të kemi institucione demokratike.

Kreu i LDK-së në konferencën për medie pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, tha të shtunën do të konstituojnë edhe Kryesinë e partisë.

Këtë çështje dhe këtë pyetje duhet trajtuar më kohë, nesër kemi takimin me palët. Të shtunën kemi konsolidimin e kryesisë dhe aty do të marrim  vendimin. Ajo çfarë ne synojmë është të shmangim zgjedhjet, të formojmë institucionet demokratike”, tha ai.

“Edi që është temë me interes por siç e dimë nesër është takimi bilateral me palën tjetër. Gjatë vikendit do ta bëjmë kryesinë e LDK-së me të cilën do të koordinohemi. LDK synon t’i shmangë zgjedhjet, synon të kontribuojë në formimin e institucioneve që ato të jenë demokratike. Kemi synime konstruktive, kemi qëllime që t’i shmangim zgjedhjet e përsëritura”, ka thënë ai.

Se a ka LDK-ja kandidat për president, Abdixhiku ka thënë se këto ide janë çështje që nuk janë diskutuar, e se ftesën për takim me Osmanin e Kurtin e ka quajtur “sjellje të mirë të pozitës”.

Të ngjashme