Abdixhiku mbledh kryesinë për të diskutuar për fushatën zgjedhore

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 14:06 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur kryesinë e partisë për të diskutuar mbi procesin zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhje kanë arritur: Lutfi Haziri, Xhafer Tahiri, Besian Mustafa, Ilir Ferati etj.

Ky takim vjen para se Abdixhiku dhe kryetarët e partive tjera të takohen me presidenten Vjosa Osmani për të diskutuar rreth rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovë për shtyrjen e procesit zgjedhor.

Lidhur me rekomandimin e IKShPK-së, Abdixhiku të shtunën ka thënë se ky institucion është shndërruar në instrument të pushtetit dhe me këtë humbi secilin kredibilitet.

“IKSHPK u shndërrua sot në instrument të pushtetit – dhe me këtë humbi secilin kredibilitet. Skenari i paralajmëruar televiziv nga partia në pushtet, po ekzekutohet nga aktorë në shërbim të politikës instrumentalizuese. Trupat e kapur – me vullnet apo presion pa dallim – në vend të shëndetësisë, kanë vendosur të merren me politikë. Rekomandimi nuk u kërkua por u dha me porosi. Ashtu siç e paralajmëroj ditë më parë pushteti, ashtu siç po i duhet sot pushtetit. Dështimi katastrofal pandemik, nuk guxon të prekë demokracinë. E kemi të shenjtë. Prandaj dhe zgjedhjet nuk guxon t’i prekë askush”, kishte shkruar Abdixhiku.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme