Abdixhiku mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm për të zgjedhur kryesinë e LDK-së

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovë në krye me Lumir Abdixhikun sot do të mbledh Këshillin e Përgjithshëm të partisë për të zgjedhur kryesinë e re dhe për të hartuar platformën mbi të cilën do të punojë Abdixhiku si shef i partisë.

Mbledhja do të mbahet sot në orën 14:00 në “Emerald”,

Pritet të shihet ndërkohë se kush do të jenë njerëzit që do të zgjidhen për t’i qëndruar afër Abdixhikut si nënkryetar.

LDK ka mbajtur zgjedhjet e brendshme të dielën e kaluar. Përmes votimit të fshehtë Abdixhiku kishte mposhtur Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën qysh në raundin e parë.

Këto zgjedhje të brendshme kanë ardhur si rezultat i dorëheqjes së Isa Mustafës për debaklit të LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme