Abdixhiku me ofertë për Kurtin rreth dialogut me Serbinë: Ka ndryshuar qëndrime për shumë çështje

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 12:25 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur në takimin me kryeministrin Albin Kuri kanë biseduar për procesin e dialogut me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku tha se ka kërkuar nga kryeministri që të tregojë pozicionin dhe qëndrimin e Qeverisë për dialogun.

Ai theksoi se për Kurtin kanë pasur edhe një qartësim për sa i përket çështjes së dokumenteve të dialogut.

Abdixhiku bëri të ditur se Kurtit i kanë dorëzuar edhe një ofertë me qëndrimin politik të LDK-së për këtë proces.

“Biseduam për çështjen e dialogut. Kryeministri na njoftoi për qëndrimin e tij për këtë proces dhe për pritjet. Ne e bëmë që ka të bëj  e dokumentet që janë dorëzuar tek kryeministri, nga qeveria e kaluar. I rikonfirmuam edhe një herë që të gjitha dokumentet që i ka pasur qeveria e kaluar i janë dorëzuar kryeministrit. Nëse nuk i kanë ose i kanë humbur le t’i kërkojnë sërish”.

 “E bëmë një kërkesë që qeveria të tregojë pozicionin politik dhe ta prezantojë në Kuvend. Kosova  duhet të dijë se cili është qëndrimi i qeverisë në dialog dhe po presim një pozicionim të tillë”.

“E bëmë një ofertë ku i dorëzuam kryeministrit një dokument mbi pozicionin politik që Qeveria e Kosovës duhet ta ketë. Kryeministri e ka një dokument, pozicionin politik të LDK-së që duhet ta trajtojë në dialog në Bruksel. Ky dokument përmban parime që Kosova duhet t’i mbroje”.

Abdixhiku tha se kryeministri përveç për reciprocitetin, ka ndryshuar qëndrim edhe për disa çështje të tjera.

“E vërejta që kryeministri jo vetëm për temën e reciprocitetit por edhe për shumë tema të tjera ka ndryshuar qëndrim në dialog. Është koha e tij që të dëshmojë veten dhe Kosovën në këtë proces”.

“Gjitha pozicionet jona janë për  të reciprocitetit, kërkim faljes, dialogut të brendshëm para atij të jashtme. Tani janë edhe pozicione të ridizajnuara të kryeministrit”.

Ndërsa, kryeministri Kurti ka njoftuar përmes një komunikate për medie lidhur me ecurinë e këtij takimi.

Komunikata e plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të shoqëruar nga nënkryetari i parë, Lutfi Haziri.

Kryeministri Kurti e njoftoi z. Abdixhiku për takimet që pati me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel dhe për përgatitjet për procesin e dialogut të ardhshëm me Serbinë.

Z. Abdixhiku, ia shprehu kryeministrit Kurti pikëpamjet e tij dhe të subjektit që udhëheqë lidhur me dialogun, të cilat ia dorëzoi edhe në formë të shkruar. Ai theksoi se LDK-ja do të përkrahë procesin e dialogut nëse do të respektohen parimet e prezantuara në dokumentin e dorëzuar dhe rezultat përfundimtar do ta ketë njohjen e ndërsjellë.

Kryeministri Kurti dhe kryetari i LDK-së u pajtuan që diskutimi rreth dialogut të vazhdojë edhe në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri e vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit pozitë-opozitë.

Takimi i sotëm ishte në vazhdën e takimeve të kryeministrit Albin Kurti me liderët e partive opozitare, me qëllim të bashkëpunimit të mirëfilltë për çështje me interes të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme