Abdixhiku nga ambienti familjar: Sot ishte dita ime e fundit në detyrë

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka thënë se sot ishte dita e tij e fundit si ministër në detyrë.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se detyra e ministrit për të ishte nderë dhe privilegj, derisa ka publikuar fotografi me dy vajzat e tij.

“Sot ishte dita ime e fundit në detyrë. Por edhe dita e parë e rikthimit në normalitet.Me këto dyja shumëçka na ka mbetur në gjysmë. Do t’i vazhdojmë mu aty ku na kanë mbetë.
Detyra e ministrit ishte nder dhe privilegj. Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen e dhënë. Pasardhësve në, tani dy ministritë, u uroj sukses”, ka shkruar Abdixhiku. 

Të ngjashme