Abdixhiku njofton ambasadorin e Norvegjisë për qëndrimet e LDK-së karshi dialogut

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për përkrahjen që i ka dhënë Norvegjia shtetit të Kosovës, si dhe e njoftoi atë për prioritetet, situatën e përgjithshme politike në vend, si dhe në veçanti për qëndrimin e LDK-së në raport me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Ndërsa, ambasadori i Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl, shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.

Të ngjashme