Abdixhiku pas takimit me Ramën: Raportet ndërshqiptare janë bazamenti i suksesit tonë

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 11:43 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, raporton Ekonomia Online.

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura. Abdixhiku, pas takimit ka treguar se diskutuan mbi relacionet e dy vendeve, situatën e krijuar në Veri, si dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euro-atlantike.

“Kryeministrin Rama e falenderova për përkrhajen që po i jep Kosovës në proceset e rëndësishme. Po ashtu, nga ai, mora ftesë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, të cilën do ta realizojë së shpejti”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

“Raportet ndërshqiptare, janë bazamenti i suksesit tonë. Për këtë, unë dhe LDK jemi të përkushtuar pa hezitim”, shtoi Abdixhiku.

Rama është takuar me liderët e partive politike në vend. Gjatë ditës ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin Albin Kurtin, ku në një konferencë për medie, tha se Serbia po bën teatër të rrezikshëm me manovrat në veri të vendit.

Po ashtu, tha se “Open Ballkan” është rruga e duhur për Kosovën.

Të ngjashme