Abdixhiku për Ekipin Negociator: U zhbë ekipi me nipër e dajë

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj shpalljes anti-kushtetuese të Ekipit Negociator nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Me këtë rast Abdixhiku tha se dialogu s’mund të kontraktohet dhe s’mund të delegohet.

“Dialogu s’mund të udhëhiqet nga askush tjetër veçse nga Qeveria. Shteti s’është punë axhamizmi politik. Punët e shtetit megjithatë kanë një rend”.

Ai shtoi se ekipi u zhbë bashkë me ekipet me nipër e dajë, por ende mbetet Qeveria PAN.

“Ekipi u zhbë. Me të dhe ekipet me nipër, dajë e akraba. Jokushtetues të gjithë. Por Kosovës i mbetet ende Qeveria PAN. Kjo njollë kapjeje do të harrojej tashmë po të mos votohej buxheti gjashtë muaj më parë. Sot Kosova do të kishte një Qeveri të re që s’fshihet rrugicave të Evropës në takim me Serbinë, por që e ballafaqon atë mençur e botërisht” ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme