Abdixhiku: Podujeva do të mbetet kala e pamposhtur e LDK-së

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar strukturat e partisë në Podujevë. Në këtë takim Abdixhiku ka thënë se Podujeva do të mbetet kala e pamposhtur e LDK-së.

“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takoi strukturat e LDK-së në Podujevë. Rajoni i Llapit tradicionalisht ka qenë bastion i fuqishëm i Lidhjes Demokratike, andaj në zgjedhjet e 17 tetorit jemi të bindur në fitoren e madhe në Podujevë. Qyteti i bukur i Podujevës, ka qenë dhe do të mbetet kala e pamposhtur e LDK-së”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka takuar kandidatin e partisë për kryetar, Ekrem Hysenin të cilin e ka quajtur edhe si kryetar të ardhshëm të Podujevës.

“Në takimin me strukturat u diskutua edhe për organizimin dhe mobilizimin e pashoq që kanë udhëheqja lokale atje, në krye me Doktorin dhe kryetarin e ardhshëm, Ekrem Hysenin”, ka thënë ai.

Të ngjashme