Abdixhiku pret në takim ambasadoren e Finlandës

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Abdixhiku dhe Stjernvall diskutuan për mundësitë e përfitimit të Kosovës nga praktikat e mira të shtetit finlandez, sidomos në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Duke e përgëzuar për marrjen e detyrës, ambasadorja shfaqi gatishmërinë e shtetit të saj për t’i ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit rreth implementimit të projekteve të parapara nga qeverisja e tanishme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme