Abdixhiku propozon që të premten të mbahet takimi i thirrur nga Kurti e Osmani

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 15:52 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e ka të pamundur që nesër të marrë pjesë në takimin me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin, për bisedime rreth formimit të institucioneve të reja.

Abdixhiku shtoi se këtë takim do të propozojë që ta shtyejnë për ditën e premte, pasi fillimisht do të bëhet konsolidimi i udhëheqësisë së re të LDK-së.

“E kam të pamundur për shkak të konsolidimit të udhëheqësisë së re të partisë për të marrë pjesë në takimin e nesërm. Propozoj të premten si datë takimi. Sa i përket çështjes për votën për president apo qeveri, vendimet tona do të jenë kolektive dhe jo individuale, duke marrë parasysh respektin që e tregojnë partitë tjera ndaj LDK-së”, ka thënë Abdixhiku.

Më tej, ai shtoi se do të tregohen konstuktiv sa i përket zgjedhjes së presidentit.

Tutje, ai ka falënderuar të gjithë delegatët e LDK-së dhe kundërkandidatët e tij për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Ishte proces i rregull demokratik, e kemi vendos një standard të lartë në Kosovë që nuk mund ta arrij asnjë parti”, shtoi ai.

Të ngjashme