Abdixhiku: PS na mbështeti për krijimin e monumentit të Rugovës në Tiranë

Prishtinë | 25 Mar 2022 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë një takimi me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka bërë të ditur se partia e tij ka marr mbështetje nga Partia Socialiste për krijimin e një hapësire për një shtatore të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Abdixhiku tha se shtatorja e Rugovës do të vendoset në Tiranë dhe se ishte kërkesë e kamotshme e qytetarëve dhe e vet LDK-së.

Tutje, i pari i LDK-së tha se me rrethanat e reja gjeo-politike në Evropë, bashkëpunimi shqiptar është esencial.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO është objektiv tradicional dhe i domosdoshëm për stabilitet rajonal dhe këtu presim mbështetjen e PS-së”, ka thënë Abdixhiku.

Kujtojmë se gjatë ditës, Abdixhiku është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe presidentin Ilir Meta.

Të ngjashme