Abdixhiku: S’e votojmë Veselin, as Haradinajn

Prishtinë | 18 Gus 2017 | 11:53 | Nga

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është i bindur se as më 24 gusht Kadri Veseli nuk do të mundë të zgjidhet kryeparlamentar, pasi që koalicioni PAN nuk i ka votat e nevojshme në Kuvend.

Gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, Abdixhiku ka deklaruar se koalicioni parazgjedhor LAA ka garuar para qytetarëve me ofertën se për asnjë çmim s’do të bëjë koalicion me PDK-në dhe kjo platformë, siç thotë ai, do të ruhet me kujdes.

Megjithatë Abdixhiku, i cili është njëri nga deputetët më të votuar të LDK-së, thotë se nëse dikush e ka ndarë mendjen “t’i bëjë argat PDK-së” e ka rrugën e hapur.

“Tashmë është evidente se pavarësisht proklamimit të bërë që nga dita e parë, PAN-i nuk i ka numrat; në fakt nuk i kishte asnjëherë. Dhe, që nga atëherë PAN-i është në përpjekje të vazhdueshme që nëpërmjet blerjes së kohës të ushtrojë presion për kontrabandë. Deri më tani kjo kohë e blerë nuk ka qenë e mjaftueshme, rrjedhimisht janë në kërkim të kohës shtesë”

“Ne do të marrim pjesë, siç dhe kemi marrë pjesë deri më tani në secilën seancë të mundshme konstituive. Qëndrimi i koalicionit tonë, të shprehur në takime të shpeshta të grupit tonë parlamentar, është se ne nuk i votojmë kandidatët aktualë të PAN-it për kryeparlamentar e për kryeministër. Ne konsiderojmë se Kadri Veseli është figura më e papërshtatshme e mundshme nga të gjithë 120 deputetët në Parlament për të qenë bartës i institucionit më të lartë legjislativ”, tha Abdixhiku.

LDK-ja nuk pranon ultimatume

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se koalicioni parazgjedhor LAA ka garuar para qytetarëve me ofertën se për asnjë çmim s’do të bëjë koalicion me PDK-në dhe kjo platformë, siç thotë ai, do të ruhet me kujdes.Por, sipas tij, nëse dikush e ka ndarë mendjen të shkojë e t’i bëjë argat PDK-së rrugën e ka të hapur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk pranon e as nuk operon nën logjikën e ultimatumeve.

Në intervistën për “Zërin”, Abdixhiku ka komentuar ultimatumin 10-ditor të kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, që LDK-ja dhe LVV-ja të arrijnë marrëveshje për formimin e Qeverisë, në të kundërtën, siç ka thënë ai, qëndrimi i tij në koalicion me partinë e Isa Mustafës nuk ka kuptim.

“Çështja e luftimit të kapjes e të kapësve është çështje besimi. Ose ke besim, ose s’e ke. Në qoftë se beson në projektin antikapje, atëherë s’ka gjë që të largon nga ky rrugëtim. Në të kundërtën, po s’besove, gjen pretekste e arsye nga më të ndryshmet”, është shprehur Abdixhiku.

Sipas tij, koalicioni parazgjedhor LAA ka garuar përpara qytetarëve me ofertën se për asnjë çmim s’do të bëjnë koalicion me PDK-në, e cila platformë, siç thotë ai, do të ruhet me kujdes.

Megjithatë Abdixhiku, i cili është njëri nga deputetët më të votuar të LDK-së, thotë se nëse dikush e ka ndarë mendjen të shkojë e t’i bëjë argat PDK-së, e ka rrugën e hapur.Ai është i bindur se as më 24 gusht Kadri Veseli nuk do të mundë të zgjidhet kryeparlamentar, pasi që koalicioni PAN nuk i ka votat e nevojshme në Kuvend.

Të ngjashme