Abdixhiku shpalos ofertën e re pesë pikëshe të LDK-së për VV-në

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë një ofertë të re për Lëvizjen Vetëvendosje, pas zhvillimeve të fundit ku u raportua për dështim të marrëveshjes për koalicion qeverisës mes të dyja subjekteve.

Ftesa e re ka parim pesë pika nga të cilat i kërkohet bashkëpunim VV-së, ka bërë të ditur edhe Lumir Abdixhiku nga LDK.

Ftesë 5 pikëshe për LVV-në:

  1. Siq është dakorduar tashmë, përgjegjësitë ministrore ndahen proporcionalisht në mes të dy partnerëve qeverisës.
  2. Kryeministri dhe një zëvendëskryeministër i Qeverisë i takojnë LVV-së.
  3. Kryeparlamentari dhe një zëvendëskryeministër i takon LDK-së. Nënkryetarët e Kuvendit ndahen sipas rregullimit Kushtetues.
  4. Ditën që zgjidhet Presidenti i propozuar nga LDK, një ministri e udhëhequr nga LDK i kalon LVV-së, për të bërë proporcionin qeverisës 6 me 4 në favor të kësaj të fundit.
  5. Nëse LVV, nuk është gati për propozimin e LDK-së, dhe e sheh LDK-në si pengesë, LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi, dhe të gjitha pozitat tua lë LVV-së. Pra LDK, do të votojë pa asnjë kusht, me 28 deputetët e saj, Qeverinë e LVV-së pa LDK-në në të. U japim edhe Kryeministrin, edhe Kryeparlamentarin edhe të 10 ministritë.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme