Abdixhiku: Si ministër, refuzova dy herë nënshkrimin e kontratës për tiketa ngjitëse

Prishtinë | 16 Kor 2021 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas arrestimeve të dhunshme të zyrtarëve të PSD-së në aksionin e tyre politik, duke thënë se u jep të drejtë atyre për protestën lidhur me kontratën e “tiketës ngjitëse” të nënshkruar nga ministria e Liburn Aliut.

Abdixhiku përmes Facebook-ut ka thënë se si ministër i Infrastrukturës kishte refuzuar të nënshkruaj atë kontratë pasi ishte shpërdorim i panevojshëm i parasë publike.

“U jap të drejtë e mbështetje protestuesve të sotëm pa hezitim. Kritika e tyre është e drejtë. Bëhet kundër një plaçke publike – barrë e paarsyeshme për secilin qytetar në vend. Një kompanie tre punëtorëshe i jepet dhuratë 2 milionëshe nga pushteti që mirëmbanë avazin korruptiv. Si Ministër i Infrastrukture kisha refuzuar të nënshkruaja një kontratë të tillë. Sepse ishte shpërdorim i panevojshëm i parasë publike. E ftoj prokurorinë – që të ndërpresë misionet me direktiva politike para zgjedhjeve lokale – se s’i bëjnë punë; e të hetojnë këtë shpërdorim 2 milionësh që ju ndodhë para syshë. Mos keni frikë nga asnjë pushtet”, ka thënë Abdixhiku.

Një kompanie të krijuar para tri vitesh, me kapital 1 mijë euro dhe me tre punëtorë, i është besuar një punë që i siguron qarkullim 2 milionë euro. Puna e kësaj kompanie është ofrimi i tiketës ngjitëse, me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.

Kosova s’po mund t’iu shpëtojë monopoleve asesi. Ende pa marrë fund monopoli në fushën e homologimit, Qeveria Kurti ka vendosur një monopol tjetër.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë “Auto Control Kosova”, për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve, kostoja e së cilës është 4 euro e 99 centë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme