Abdixhiku takim virtual me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, flasin për integrimin e Kosovës në BE

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë mbajtur një takim virtual me Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Wieland e uroi kryetarin Abdixhiku për detyrën e re dhe konfirmoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me LDK-në, si parti anëtare në Partitë Popullore Evropiane.

Kryetari Abdixhiku e falënderoi Wieland për urimin dhe për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në përgjithësi.

Kryetari Abdixhiku dhe Zëvendëspresidenti Wieland diskutuan edhe për çështjet aktuale politike në vend me fokus të veçantë në zhvillimin e LDK-së, por edhe për integrimin e Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Të ngjashme