Abdixhiku takohet të premten me Kurtin e Osmanin

Prekaz | 16 Mar 2021 | 11:46 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se të premten do të takohet me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e Presidentes, Vjosa Osmani, për tu konsultuar për formimin e institucioneve, raporton Ekonomia Online.

Ai konfirmoi se me Kurtin dhe Osmanin do të takohen të premten në orën 14:30.

“Po besojmë që gjatë javës do të kemi konsolidimin e të gjitha organeve të LDK-së. Ajo çfarë mund të themi është se takimin e radhës e kemi të konfirmuar me u.d e presidentes dhe kryetarin e LVV-së, të premten në orën 14:30”, ka thënë Abdixhiku, pas homazheve në Prekazi.

Takimi ndërmjet Kurtit, Osmanit dhe kryetarit të LDK-së ishte planifikuar që të mbahet të hënën, mirëpo i njëjti nuk është mbajtur për shkak të zgjedhjeve të brendshme në LDK.

Abdixhiku foli edhe për zgjedhjen e presidentit. Ai tha se kjo parti është konstuktive dhe pro konsolidimit të institucioneve.

“Tani meqë jemi në këtë tempull këtu mesazhi që dua të përçoj është se do të punojmë për interesin e shtetit të Kosovës”.

“Ky interes nënkupton që të jemi konstruktiv dhe të jemi të afërt me njëri tjetrin duke i projektuar idetë tona dhe duke u shërbyer institucioneve të Kosovës. Do të jemi konstruktiv duke i mbrojtur idealet e LDK-së”. 

Të ngjashme