Abdixhiku takoi shefin e EULEX-it, diskutuan për sundimin e ligjit

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë – EULEX, Lars – Gunnar Ëigemark.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Ëigemark në lidhje me pozicionin dhe programin e LDK-së për fushën e drejtësisë si dhe rolin konstruktiv të LDK-së si parti opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Ambasadori Ëigemark shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e institucioneve të Kosovës në rrugëtimin e tyre në sundimin e ligjit.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të sundimit të ligjit në vendin tonë dhe procesin e integrimit evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme